SPANJA E GATSHME TĖ PRESĖ TĖ BURGOSUR TĖ GUANTANAMOS

SPANJA E GATSHME TĖ PRESĖ TĖ BURGOSUR TĖ GUANTANAMOS

 Ministri i Jashtëm spanjoll,  Miguel Angel Moratinos tha sot se vendi i tij ishte i përgatitur të pranonte të burgosurit nga qendra amerikane e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos.
"Ne jemi të përgatitur të bashkëpunojmë... ekipet tona  do të kontaktojnë për ta studiuar ligjërisht secilën prej dosjeve mbi një bazë rast pas rasti", citohet të ketë thënë Moratinos në Radion shtetërore spanjolle. 
Ai e bëri këtë koment pas takimit të tij të parë me homologen e tij amerikane,  Hillary Clinton.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek