DALAI LAMA PARALAJMĖRON NDAJ REPRESIONIT KINEZ

DALAI LAMA PARALAJMĖRON NDAJ REPRESIONIT KINEZ

Dalai Lama, shefi shpirtëror tibetian paralajmëroi për zhvillimin e një represioni kineze në Tibet muajin e ardhshëm me rastin e
50-vjetorit të kryengritjeve kundër Pekinit.
Ky paralajmërim i papritur u bë me rastin e 50-vjetorit të kryengritjeve tibetiane ndërkohë që agjencitë e udhëtimit njoftuan që Kina më 10 mars do të mbyllë të gjitha kalimet për turistët e huaj në Tibet. 
Më shumë se 200 tibetianë u vranë gjatë manifestimeve që u zhvilluan në muajin mars të vitit 2008 me rastin e 49-vjetorit të kryengritjes kundër kinezëve, me 10 mars 1959.
Pekini akuzoi kryengritësit tibetianë për vrasjen e 21 personave.
''Veprimet e fundit të Kinës të bëjnë të mendosh se ajo ka për qëllim të nënshtrojë popullin tibetian në një nivel aq mizor saqë ky i fundit nuk do të mund të tolerojë më'', shtoi Dalai Lama.
''Për këtë do të doja t'i lutesha popullit tibetian të tregojë durim dhe të mos mposhtet nga provokimet, me qëllim që jetët e çmuara të shumë tibetianëve të kursehen'', shtoi ai.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek