NJĖ AVION TURK RRĖZOHET NĖ AMSTERDAM ME 135 PERSONA NĖ BORD

NJĖ AVION TURK RRĖZOHET NĖ AMSTERDAM ME 135 PERSONA NĖ BORD

Një avion linje i një shoqërie turke që transportonte 135 persona u rrëzua sot gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar Schiphol-i të Amsterdamit, njoftojnë media dhe burime të aeroportit.
Avioni i shoqërisë kombëtare "Turkish Airlines u rrëzua teksa po i afrohej një piste uljeje, njoftoi AFP-në një punonjëse e shërbimit të shtypit të aeroportit Melanie Smieder.
Aeroplani është i tipit "Boeing 737", shtoi ajo. "I gjithë trafiku ajror është i bllokuar", vazhdon ajo. "Skuadrat e zjarrfikësve dhe ambulancat janë në vendngjarje", shtoi për televizionin holandez një zëdhënëse e aeroportit, Mirjam Snowrwant.
Avioni u nda në dy-tre pjesë, shton media holandeze, sipas të cilës ai transportonte 135 persona


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek