Aksidenti i një avioni të shoqërisë
"Turkish Airlines", që ndodhi sot në Amsterdam, nuk ka shkaktuar të
vdekur, njoftoi ministri turk i Transporteve, Binali Yildirim.
"Ky aksident për fat të mirë nuk ka shkaktuar humbje në njerëz", u deklaroi ministri gazetarëve.
Temel
Kotil, Presidenti Drejtor i Përgjithshëm i "Turkish Airlines",
konfirmoi gjatë një konference shtypi në Stamboll, ku ndodhet selia e
kompanisë, se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit i kishin
mbijetuar aksidentit.
Më parë, një zyrtar i
shoqërisë, Hamdi Topçu, ka përmendur një të vdekur dhe rreth 20 të
plagosur në aksidentin që ndodhi pranë aeroportit ndërkombëtar
Schiphol, në çastin kur avioni po përpiqej të ulej.
Yildirim
deklaroi se rreth 80 pasagjerë mundën të evakuoheshin nga avioni. Ai
përmendi të plagosur, por nuk dha hollësi për numrin e tyre.
Ministri
deklaroi se aeroplanit, të vënë në shërbim në vitin 2002, i ishin
bërë kontrolle teknike më 22 dhjetor të vitit 2008.
ShtypiDites