Italia dhe Franca do të prodhojnë së
bashku energji bërthamore. Kryeministri Italjan Silvio Berkuskoni dhe
presidenti Francez Nikola Sarkozi nënshkruan dje në Romë një
marrëveshje, që parashikon bashkëpunimin mes dy vendeve për prodhimin e
energjisë atomike dhe i hap rrugën ndërtimit në Itali të centraleve
bërthamore të gjeneratës së tretë.
Kryeministri
Italjan Berluskoni u shpreh mjaft i kënaqur nga nënshkrimi i
marrveshjes. Ai tha "se kthimi tek energjia bërthamore është i
pashmangshëm."
"Italia,- u shpreh
ai,- duhet të zgjohet nga gjumi dhjetëravjeçar dhe të fillojë ndërtimin
e centraleve bërthamore me ndihmën e miqve Francezë."
Franca
do të vërë në dispozicion të palës Italjane know-hown dhe teknologjinë
e saj, duke i ndihmuar Italjanët të kursejnë vite pune dhe para. "Deri
më sot,- theksoi Berluskoni,- pengesë për zhvillimin e këtij sektori ka
qënë fanatizmi ideologjik i ambjentalistëve."
Ndërsa
sipas Presidentit Sarkozi, marrveshja e ditës së sotme mund të
konsiderohet historike. Ai tha se, " Franca është e gatshme për një
bashkëpunim të pakufizuar, sapo Italia të ketë konfirmuar zyrtarisht
kthimin e saj tek energjia bërthamore (gjë për të cilën pritet aprovimi
në parlament i dekretit qeveritar)."
Përveç
protokollit ndërqeveritar, u nënshkruan gjithashtu edhe dy memorandume
mirëkuptimi mbi energjinë bërthamore mes ENEL-it dhe EDF-it, gjigandëve
energjitikë publikë të Italisë dhe Francës.
Bashkëpunimi
mes dy kompanive do të konkretizohet në krijimin e një joint-venture-i.
Si rezultat i aleancës së tyre në Itali do të ndërtohen katër centrale
bërthamore, i pari prej të cilëve do të jetë gati në vitin 2020. Secili
prej centraleve do të ketë një fuqi prej 1600 megawatt, për një total
prej 6400 Mw, që do të mbulojnë 25% të konsumit të energjisë në
Itali./a.gj/
ShtypiDites