OLMERTI PARALAJMĖRON IRANIN DUKE U SHPREHUR SE IZRAELI ĖSHTĖ "NJĖ VEND SHUMĖ I FORTĖ"

OLMERTI PARALAJMĖRON IRANIN DUKE U SHPREHUR SE IZRAELI ĖSHTĖ

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert i bëri sot një paralajmërim Iranit, të nesërmen e një njoftimi për përfundimin e ndërtimit të centralit të parë bërthamor iranian.  
"Ne jemi një vend i fortë, shumë i fortë, ne disponojmë kapacitete ushtarake, shtrirja dhe intensiteti i të cilave është e vështirë të imagjinohen", tha Olmert, deklaratat e të cilit u transmetuan nga radioja publike.
" Izraeli do të dijë të mbrohet në të gjitha situatat, kundër të gjitha kërcënimeve, kundër çdo armiku, nuk mund të them më shumë, por besomëni sepse i di këto që po them", shtoi kryeministri. 
Sipas ekspertëve të huaj, Izraeli është pajisur me arsenal bërthamor, por shteti hebre nuk e ka pranuar kurrë se disponon një armatim të tillë.  
Një zyrtar rus njoftoi të mërkurën përfundimin e ndërtimit nga Rusia të centralit të parë bërthamor iranian në Bouchehr (jug).
Pak pas këtij njoftimi, ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ashpërsojnë sanksionet kundër Teheranit.  
Duke aluduar ndaj një opsioni të mundshëm ushtarak kundër programit bërthamor iranian. Barak nënvizoi se vendi i tij e konsideron "vazhdimin e projektit bërthamor iranian si një rrezik potencial për ekzistencën e shtetit të Izraelit". 
"Qëndrimi ynë është i qartë: sanksionet janë të nevojshme, por Izraeli nuk e mënjanon asnjë opsion dhe u sugjeron  vendeve të tjera të bëjnë më shumë", shtoi ministri i deritanishëm i Mbrojtjes


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek