PEKINI KUNDĖRSHTON ASHPĖR RAPORTIN E DEPARTAMENTIT TĖ SHTETIT PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT

PEKINI KUNDĖRSHTON ASHPĖR RAPORTIN E DEPARTAMENTIT TĖ SHTETIT PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT

Kina hodhi poshtë sot raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, në të cilin kritikohej ashpër, si të "papërgjegjshëm" dhe "të pabazë". 
Ky raport injoron "qëllimisht dhe deformon faktet", po ashtu "injoron përpjekjet e arritura nga Kina në këtë fushë dhe që janë njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar", akuzon agjencia zyrtare kineze Hsinhua në këtë reagim të parë nga ana e Kinës. 
Ai "kritikon në mënyrë të pabazë kushtet e të drejtave të Njeriut në Kinë" dhe "përmban vërejtje të papërgjegjshme mbi sistemet etnike, fetare dhe ligjore, kineze", vijon agjencia, që kritikon gjithashtu "ndërhyrjet  e Departamentit amerikan të Shtetit në çështjet e brendshme kineze". 
Raporti i përvitshëm i botuar dje nga Departamenti amerikan i Shtetit, tre ditë pas vizitës  së seketares së Shtetit, Hillary Clinton në Pekin - e kritikon Kinën për shkeljet e lirive individuale. 
"Bilanci i qeverisë kineze në fushën e të drejtave të Njeriut mbetet i keq dhe është thelluar në disa rajone", vëren raporti që citon veçanërisht "shtypjen e pakicave etnike në rajonin autonom ujgur të Xinjiangut dhe në Tibet".
Dokumenti denoncon gjithashtu "eliminimin dhe torturat" që u bëhen kundërshtarëve dhe "ngacmimet" që vuajnë disidentët, mbrojtësit e të drejtave të Njeriut dhe avokatët e tyre, veçanërisht gjatë periudhës së Lojërave Olimpike. 
Dje, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u shfaq megjithatë në pozita mbrojtëse ndërsa paraqiti këtë raport, pasi ishte kritikuar se i kishte dhënë përparësi ekonomisë dhe ngrohjes klimaterike gjatë vizitës së saj në Pekin. 
"Në cilësinë e sekretares së Shtetit, do të vazhdoj  t'i përqendroj energjitë e mi  mbi të drejtat e Njeriut dhe do të thërras sa më shumë njerëz të jetë e mundur të bashkohen me mua", tha ajo.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek