SHBA - NUMRI I TĖ PAPUNĖVE TĖ REGJISTRUAR - MĖ I LARTI QĖ PREJ VITIT 1982

SHBA - NUMRI I TĖ PAPUNĖVE TĖ REGJISTRUAR - MĖ I LARTI QĖ PREJ VITIT 1982

Numri i të papunëve të rinj të regjistruar në Shtetet e Bashkuara ka mbetur në një nivel shumë të lartë gjatë javës së kaluar më 21 shkurt, duke u rritur në 667 000, mësohet nga shifrat zyrtare të publikuara sot nga Departamenti i Punës, që thekson se ai është më i larti që prej vitit 1982.
Kjo shifër e kërkesave të përjavshme për punë është shumë më e madhe nga sa parashikonin analistët, të cilët mendonin se do të kishte një rënie të lehtë në 625 000. Shifra e javës së kaluar është rishikuar me rritje në 631 000 nga 627 000 të njoftuar më parë.
Niveli i arritur, që e kalon kuotën më të lartë prej 631 000 të papunë të tjerë të regjistruar në javën e fundit të janarit, nuk ishte parë që prej tetorit të vitit 1982.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek