QEVERIA E VENDOSUR T'IU JAPĖ QYTETARĖVE TĖ SHQIPĖRISĖ RRJETIN RRUGOR MĖ TĖ MIRĖ NĖ RAJON

QEVERIA E VENDOSUR T'IU JAPĖ QYTETARĖVE TĖ SHQIPĖRISĖ RRJETIN RRUGOR MĖ TĖ MIRĖ NĖ RAJON

Kryeministri Sali Berisha theksoi të shtunën në Durrës se "qeveria është e vendosur që t'u japë qytetarëve të Shqipërisë rrjetin rrugor më të mirë në rajon".
Gjatë përurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës Plepa-Rrogozhinë, Kryeministri Berisha u shpreh se "kjo rrugë e cila po zgjerohet për t'u kthyer në një autostradë me katër korsi, do të jetë pjesë e projektit të madh, që sapo ka nisur për autostradën Shkodër-Vlorë".
"Gjatë vitit 2009, i cili përkon me fillimin e mandatit tonë të dytë qeverisës bëjnë pjesë një sërë projektesh të mëdha në infrastrukturë ku përveç autostradës Shkodër-Vlorë janë edhe rrugët Tiranë-Tepelenë, Tiranë -Sarandë, si dhe rruga e Arbrit, e cila do ta shkurtojë distancën Tiranë-Shkup me rreth 100 km", nënvizoi Kryeministri Berisha .
Duke përmendur si projekte të rëndësishme edhe rrugët Fierzë-Koman dhe Qafë Pllocë- Korçë, Kryeministri vuri në dukje se "do të bëhët çdo përpjekje që rrugët e gjata e të mundimshme të zëvendësohen me rrugë të shkurtra dhe moderne ".
Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës Plepa-Rrogozhinë Kryeministri Berisha shoqërohej nga Ministri i Punëve, Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, deputetët e PD-së të zonës, Ferdinand Xhaferri, Genc Juka, Flori Bajramaj, Prefekti i Durrësit, Klodjan Pajuni dhe Kryetari i Këshillit të qarkut, Seid Kërtusha


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek