Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi të shtunën shpalljen e
disa ligjeve të rëndësishme të miratuara së fundi nga Kuvendi i
Shqipërisë.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i
shtetit ka dekretuar ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës
për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi
seksual, ratifikimin e “Marrëveshjes ushtarake të grantit ndërmjet
Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Turqisë", si dhe ratifikimin e
marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj kroate për mbrojtjen e
ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Gjithashtu, Presidenti Topi dekretoi dhe ligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit", si dhe disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |