LSI-META : SYNIMI YNĖ NĖ KĖTO ZGJEDHJE , ĖSHTĖ TĖ JEMI FORCA E PARĖ POLITIKE NĖ VEND

LSI-META : SYNIMI YNĖ NĖ KĖTO ZGJEDHJE , ĖSHTĖ TĖ JEMI FORCA E PARĖ POLITIKE NĖ VEND

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë mbledhjes  të  Komitetit Drejtues të kësaj partie deklaroi sot se '' Synimi ynë në këto zgjedhje është të jemi forca e parë politike në vend, për shkak të integritetit të lartë që ka LSI, përkrahjes të madhe  nga qytetarët  në mbrotje të Kushtetutës dhe sovranitetit të popullit''
Meta tha se '' Ne jemi parti e shërbimeve, pro politikave sociale të punësimit që familjet shqiptare në këto kohë po e vuajnë më shumë se kurrë''
Në lidhje me listën e deputetëve për në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, Meta tha se ''Emri im nuk do të jetë i pari në listën e deputetëve të Tiranës, çka tregon se LSI është një parti e hapur  nuk lufton për pushtet personal, por për fitoren e së majtës. ''. 
Meta gjatë fjalës së tij  sulmoi  edhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama duke thënë se ''po përpiqet të blejë anëtarë të LSI-së me leje ndërtimi duke krijuar koalicionin e lejeve të ndërtimit''


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek