KRUJË: FLAKËT E ZJARRIT SHKRUMBOJNË DY BANESA NË FSHATIN BORIZANË

KRUJË: FLAKËT E ZJARRIT SHKRUMBOJNË DY BANESA NË FSHATIN BORIZANË

Flakët e zjarrit kanë djegur plotësisht sot pasdite dy banesa në fshatin Borizanë të rrethit të Krujës, por fatmirësisht nuk ka patur viktima në njerëz.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të  Durrësit bënë të ditur për ATSH se zjarri ka përfshirë dy shtëpitë e vëllezërve Muharrem dhe Blerim Leka , banorë të fshatit Borizanë, 12 km larg Fushë Krujës.

"Fatmirësisht nuk ka patur viktima"- bënë të ditur burimet, duke shtuar se "ardhja në vendngjarje e forcave dhe automjeteve zjarrëfikse nga Kruja, Laçi e Lezha ka shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Burimet bënë të ditur gjithashtu se një grup hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek