Policia e Vlorës ndaloi mesditën e sotme katër të rinj, pasi disa orë më parë kishin grabitur me dhunë një shtetas.
Zëdhënësi
i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Saimir Koçiu, tha për ATSH-në, se
Edmond Ceno, nga Tepelena, Dorjan Zyka, Luan Zeko dhe Vilson Çaushi,
nga Durrësi, të gjithë të moshës nga 21-24 vjeç, dyshohet të jenë
autorë të një grabitjeje që ndodhi mbrëmjen e të premtes, në qytetin e
Sarandës.
“Katër të rinjtë, në
bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë grabitur 21 vjeçarin nga Lushja,
E.Qerreti, duke përvetësuar prej tij 100 euro, 80 mijë lekë si dhe
sende të tjera personale me vlerë”, sqaroi Koçiu.
Sipas
tij, ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes në afërsi të hotel “Olimpia”
në qytetin e Sarandës, ndërkohë që mesditën e sotme, ata u ndaluan nga
strukturat e policisë së Vlorës
ShtypiDites