• Një
grabitje jo e zakontë ka ndodhur në Tiranë nga persona të cilët kanë
qenë të veshur me uniformë policie. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit
“Qemal Stafa” tek stacioni i furgonëve të Korçës ku dy të rinj që do të
udhëtonin nga Tirana për në Korçë, janë detyruar që nën kërcënimin e
armës t’u dorëzojnë “policëve” shumën prej 420 eurosh që dispononin.
Policia, ka nis hetimet vetëm pas denoncimit të rastit nga dy të rinjtë
në Gazetën Shqiptare dhe News24.
TIRANE-
Grabitje me armë në qendër të Tiranës nga persona të veshur me
uniformën e policisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit “Qemal
Stafa”, tek stacioni i furgonëve të Korçës ku dy të rinj që do të
udhëtonin nga Tirana për në Korçë e më pas drejt shtetit fqinj Greqi,
janë detyruar që nën kërcënimin e armës t’u dorëzojnë “policëve” shumën
prej 420 eurosh që kishin me vetë. një makinë tip “Polo” policie është
afruar dhe dy persona të cilët kanë dalë prej andej u kanë kërkuar të
rinjve t’i ndiqnin pas me pretendimin se duhet të kryenin disa
verifikime. Por pak minuta më pas, duke u vënë armën në kokë, u kanë
marrë paratë që mbanin me vete dhe janë larguar me shpejtësi. Të
terrorizuar, dy të rinjtë kanë ecur disa minuta në këmbë dhe të parin
polic që kanë takuar në rrugë e kanë vënë në dijeni të ngjarjes.
Ngjarja që implikon rëndë policinë shqiptare ka vënë në lëvizje krerët
më të lartë të saj. Në të njëjtën kohë strukturat e specializuara të
Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, kanë nisur menjëherë hetimet për
të zbuluar nëse dy personat që kryen grabitjen me armë të të rinjve,
janë pjesë e strukturave të policisë, apo kriminelë që kanë shfrytëzuar
mjetet dhe uniformën e policisë. Policia e ka mbajtur të fshehtë këtë
ngjarje, ndërsa ka nisur hetimet vetëm pas denoncimit të rastit nga dy
të rinjtë në Gazetën Shqiptare dhe News24
news 24