Partia Aleanca Demokratike do të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, që do të zhvillohen në 28 Qershor 2009.
Gjatë një konference për shtyp të dielën, Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, informoi mbi vendimin e djeshëm të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj partie, ku u vendos që "PAD të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga PD, duke ruajtur indentitetin e vet dhe duke luftuar në të gjitha zonat zgjedhore për të nxjerrë deputetë".
Duke i'u referuar rezultateve zgjedhore të 2007, zoti Ceka u shpreh se "nëse PAD merr aq vota sa ka fituar në 2007, pra rreth 4 për qind të votave në nivel kombëtar, por të përqëndruar në disa rrethe, PAD mund të arrijë të ketë një numër prej 6 deputetësh në Kuvend".
"Ky rezultat favorizohet edhe nga pjesëmarrja në një koalicion të madh siç është ai me PD-në. Ky është dhe favori që kemi në krahasim me koalicionet e tjera të mundshme", tha zoti Ceka.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |