ENCIKLOPEDI
NGA VENDI
1878
- U nënshkrua në Shën Stefan të Turqisë Traktati i Shën-Stefanit
ndërmjet Rusisë fituese dhe Turqisë së mundur gjatë Luftës Ballkanike.
Ai cënonte rëndë trojet etnike shqiptare. U kundërshtua nga fuqitë e
tjera të mëdha, gjë që çoi në mbledhjen e Kongresit të Berlinit në
qershor 1878. Në Shqipëri ai u bë shkak për shpërthimin e lëvizjeve të
mëdha të protestës, që çuan në qershor të po atij viti në themelimin e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
1907 - U lind në Sarajevë në një familje shkodrane, piktori Zef Kolombi. Dy prinderit e lanë jetim dhe kjo qe arsyeja pse kthehet në Shkodër nën kujdesin e gjyshes. Kryen tri vjet studime në gjimnazin jezuit, prej nga përjashtohet. Nis t'i përkushtohet pikturës në kushte të vështira. Studion pikturë ne Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Kthehet i diplomuar dhe emërohet mësues vizatimi në Normalen e Elbasanit, ku qëndroi 10 vjet. Dy vitet e fundit të jetës, sëmuret nga azma dhe tuberkulozi dhe vdes ne moshen 42 vjeçare më 23 janar 1949 vdiq.
1911 - Doli në Manastir numri i parë i gazetës “Drita” e drejtuar nga Mustafa Hilmi Leskoviku ose Muço Qulli. Ishte e përjavshme politike e shoqërore në gjuhën shqipe e turke. Vijoi deri në vitin 1912.
1978 - U lind në Skënderaj, Kosovë, një ndër këngëtaret më të njohura në trojet shqiptare, Leonora Jakupi. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare, kur ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës". Kënga e parë ishte "Dallëndyshe bukuroshe". Ka marrë pjesë edhe në festivale të tjera si dhe në Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme.
NGA BOTA
1704
- Vdiq shkencëtari i madh anglez, Robert Huke. Ai dha një kontribut të
madh në shkencat e astronomisë, kimisë dhe biologjisë. Gjithashtu ai
zbuloi edhe ligjin e elasticitetit që mban edhe emrin e tij.
1791
- U miratua nga Kongresi Amerikan i pari ligj mbi të ardhurat. Ky ligj
përcaktoi një zyrë të ardhurash për çdo shtet dhe njëkohësisht vendosi
edhe taksë për pijet alkoolike.
1875 - Në sallën e "Opera Komik" të Parisit, u shfaq për herë të parë opera "Karmen", e kompozitorit francez Zhorzh Bize.
1911
- Lindi aktorja amerikane e filmit Xhin Harlou. Ajo u mbiquajt "bjondja
e platintë", emër ky që iu dha menjëherë pas shfaqjes së filmit me të
njëjtin emër.
1924 - Në vazhdim të reformave të
tij për modernizimin e Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku hodhi poshtë
Kalifatin dhe përzuri nga Turqia Kalifin dhe familjen e tij.
1969
- Anija kozmike "Apollo 9" u lëshua në hapësirë me tre vetë në bord nga
Kepi Kenedi. Ndihma kryesore e fluturimit të saj dhjetëditor ishte
testimi i modulit hënor në orbitën e Tokës.
1983 - Lindi
shkrimtari i shquar hungarez Artur Kestler, i cili më vonë u vendos në
Britani, ku dhe u vetëvra bashkë me gruan e tij. Ndër veprat e tij
përmenden "Errësirë në mesditë".
1996
- Partia Popullore Konservatore e Spanjës, pas fitores së zgjedhjeve të
përgjithshme, i jep fund sundimit të Partisë Socialiste Spanjolle me në
krye Felipe Gonzales, sundim që kishte zgjatur për 13 vjet.
1996
- Vdiq shkrimtarja e famshme franceze, Margerit Dyra, e mbiquajtur
"fëmija i tmerrshëm" i letërsisë franceze. Jeta e saj e
jashtëzakonshme u bë një frymëzim për romane dhe filma të suksesshëm,
midis të cilëve mund të përmendim skenarin e filmit të famshëm
"Hiroshima, dashuria ime", e vitit 1959.
1997 - 93 vjeçari Peng
Zhen, një nga veteranët e Partisë Komuniste të Kinës, i konsideruar si
një nga tre krijuesit e Kinës, vdiq në një spital të Pekinit.
2000
- Data 3 Mars shënon përvjetorin e dytë të një manifestimi
pensionistësh rusë në Riga, i shpërndarë me forcë nga policia letone.
Ky incident kishte shkaktuar një tension të ashpër mes Moskës dhe
Rigës.
2000- Arkeologët irakenë zbuluan kohët e fundit në jug
të vendit, rrënojat e një pallati që i përkiste epokës së para
islamizmit. Kryetari i departamentit të arkeologjisë dhe të
trashëgimisë ka deklaruar se, "pallati u ndërtua para epokës së
islamizmit sipas një arkitekture të mrekullueshme". Midis rrënojave të
pallatit janë zbuluar figurina, poçe balte, mjete kuzhine dhe objekte
prej qelqi
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |