OPERACIONE TĖ POLICISĖ SĖ KRYEQYTETIT PĖR PARANDALIMIN E KRIMIT

OPERACIONE TĖ POLICISĖ SĖ KRYEQYTETIT PĖR PARANDALIMIN E KRIMIT

Gjatë 48 orëve të fundit policia e kryeqytetit ka bërë të mundur identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të disa veprave penale.

Burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit bënë të ditur të hënën për ATSH-në, se nën akuzën e "shtetasi Shpëtim Skerja, nga Tirana u arrestua në flagrancë për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja për jetën".

Ngjarja për të cilën akuzohet 42 vjeçari Skerja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën e avajës, teksa ai duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me vdekje shtetasin Nuri Llazani, 90 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa për akuzën e "dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", policia ekzekutoi vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e shtetasit Ali Ademi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Shkup dhe Yasin Ozel, 27 vjeç, lindur dhe banues në Ankara, Turqi.

Sipas burimeve të mësipërme, mësohet se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendim të datës 27 shkurt 2009, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, të datës 30 korrik 2008, e cila e ka dënuar shtetasin Ali Ademi me 6 vjet e 10 muaj burg si dhe me gjobë në shumën e 5.333 000 lekëve, ndërsa shtetasin Yasin Ozel e ka dënuar me 7 vjet burg dhe 5.333 000 lekë gjobë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek