- Vazhdon sot dita e dytë e grevës së invalidëve dhe tetraplegjikëve në Tiranë, të cilët kërkojnë rritjen e pagesës së paaftësisë dhe kushte më të mira jetese.
Ministia e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ka ngritur një grup të posaçëm pune për të shqyrtuar kërkesat e kësaj kategorie në nëvojë, njoftuan sot burime të kësaj ministrie.
Kjo kategori, përmes grevës së nisur ditën e djeshme i kërkon Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, realizimin e katër kërkesave të tyre jetike, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagesës për paketën higjieno-sanitare, rritja e sasisë së karburantit që ata duhet të përfitojnë si dhe siguracione dhe pagë më të lartë për kujdestarët, personat që kujdesen për ta.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave i kësaj ministrie, Gjergji Leka, i cili ka zhvilluar dje një takim me përfaqësuesit e grevës së së invalidëve dhe tetraplegjikëve, tha sot për ATSH-në se ‘pasi u njohëm nga afër me kërkesat e tyre, Ministria e Punës është duke i shqyrtuar ato përmes një grupi pune”.
Leka tregoi se invalidët dhe tetraplegjikët, kërkojnë që paketa higjeno- sanitare të ketë një vlerë prej 30 mijë lekësh, nga 12 mijë lekë që është aktualisht, rritje të pagesave për karburantin, nga 7 mijë lekë në muaj, në 8 mijë lekë si dhe kërkojnë ndryshime të pagës edhe për kujdestarët.
Në vendin tonë numërohen rreth 2500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |