KOMISIONI I LIGJEVE MIRATON NĖ UNANIMITET PAKETĖN E ADERIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NĖ NATO

KOMISIONI I LIGJEVE MIRATON NĖ UNANIMITET PAKETĖN E ADERIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NĖ NATO

 Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të martën me unanimitet Paketën për Aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, që përbën edhe bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend të përshtatshëm anëtar të NATO-s.
P/ligjet bazë që përbëjnë këtë paketë, u miratuan me konsensus të plotë nga të gjithë deputetët. Paketa ligjore për aderimin e Shqipërisë në NATO, u miratua në datën 11 Shkurt 2009 nga Këshilli i Ministrave. Dje ajo u miratua nga komisioni i Jashtëm, ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet të kalojë për miratim në Kuvend.     
Pjesë e kësaj pakete janë p/ligjet e mëposhtme:
- “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut” 
- “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre" 
- “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar" 
- "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut”,
-  “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut".
-  "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Kombeve të Bashkuara “Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek