OPOZITA : QEVERIA PO RREZIKON PROCESIN ZGJEDHOR ME RITMET E NGADALTA TË PROCESIT TË LETËRNJOFTIMEVE

OPOZITA  : QEVERIA PO RREZIKON PROCESIN ZGJEDHOR ME RITMET E NGADALTA TË PROCESIT TË LETËRNJOFTIMEVE

 Opozita  ka vlerësuar sot se qeveria është duke rrezikuar procesin zgjedhor me ritmet e ngadalta të procesit të pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri, gjatë një konference për shtyp  tha se ''Qeveria dizinformoi   publikun, kur deklaroi se brenda muajit shkurt, zyrat e aplikimit do të shtriheshin në të gjithë vendin''.
Gjiknuri evidentoi  faktin se ''është detyrim i qeverisë që të marrë të gjitha masat për njoftimin dhe aplikimin me përparësi të  gjithë zgjedhësve që nuk kanë pasaportë, siç ka parashikuar edhe Kodi Zgjedhor, si dhe të ushtroje të gjithë kujdesin e duhur që këto lista të jenë të sakta, pasi nga të dhënat në terren ky numër rezulton të jetë shumë më i lartë”.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili i cili tha '' se thirrjet e qeverisë që qytetarët të aplikojnë për letërnjoftime janë thjesht demagogji, sepse  nuk janë ngritur ende qendrat e aplikimit në të gjithë vendin''


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek