Rektori i Akademisë së Filmit "Marubi", Kujtim Çashku, paditi sot për
shpifje në Prokurorinë e rrethit Tiranë ish- ministrin e Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Sipas burimeve nga kjo
prokurori, kallzimi penal ndaj ish -ministrit Pango u
depozitua paradite në organin e akuzës nga vetë regjisori Kujtim
Çashku dhe ka për objekt hetimi veprën penale të shpifjes.
Sipas
materialit denoncues, Çashku akuzon ish- ministrin Pango për shpifje
të bëra në adresë të tij, pas debatit ndërmjet tyre për shkak të
ndërhyrjes në Akademinë e Filmit "Marubi" në Tiranë.
Tashmë, Prokuroria e rrethit ka nisur shqyrtimin e kallzimit ndaj ish- ministrit Pango për të dalë më pas në një vendim lidhur me të. Pango u shkarkua një ditë më parë nga posti i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Kryeministri Berisha, pas publikimit në media të një video, ku ai shfaqej duke abuzuar me detyrën
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |