Partia Socialiste gjykon se “proçesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike ka hyrë në fazën më kritike, duke kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë zgjedhjet e lira në vend".
Nënsekretari për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "problemet me shtrirjen e sistemit dhe mungesa e masave organizative për ecurinë normale të këtij proçesi, po ndikojnë në mënyrë thelbësore në dështimin e objektivit për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime”.
Ndërsa, Sekretari Politik i Partisë Demokracia Sociale (PDS), Artur Duçkallari, gjatë një konference për shtyp, i kërkoi qeverisë "të rishikojë skemën kompensuese si dhe të krijojë lehtësi të mëtejshme për të shmangur që qoftë edhe një zgjedhës i vetëm ta humbasë të drejtën e votimit për shkak të mospajisjes me letërnjoftim"
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |