- Kryeministri Berisha shprehet se aksidenti tragjik i Gërdecit ishte tërësisht i parandalueshëm -
Kryeministri Sali Berisha deklaroi
të enjten se “institucioni i Prokurorisë është keqpërdorur politikisht
në mënyrën më ekstreme për sa i përket hetimit për çështjen e Gërdecit”.
Gjatë emisionit televiziv “Opinion” në TV Klan, Kryeministri Berisha u shpreh se “Gërdeci është një
nga aksidentet më tragjike të vendit, një aksident tragjik plotësisht i
parandalueshëm, i cili mori jetën e 27 qytetarëve të pafajshëm dhe
rrëzoi me qindra e mijëra shtëpi e biznese”.
Por,
sipas Kreut të Qeverisë, “Kryeministri i ka nxjerrë në kohën dhe
momentin e duhur të gjitha përgjegjësitë nga ky aksident tragjik i
parandalueshëm”.
“Përgjegjësitë
ligjore tani i takon t’i nxjerrë në mënyrë përfundimtare sistemi i
drejtësisë dhe në mënyrë absolute qeveria është angazhuar me të gjithë
potencialin për të ndihmuar hetimin, duke i’u përgjigjur çdo kërkese të
prokurorisë”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Akuza
e ngritur një vit më parë se Fatmir Mediu kishte shmangur ushtrinë në
vendimet e marra për aktivitetin që zhvillohej në Gërdec, sipas
Kryeministrit Berisha, “synonte vetëm të bënte një devijim madhor të
hetimit”.
“Kur apriori i thuhet
shqiptarëve se Ministri i Mbrojtjes ka shmangur ushtrinë, në një kohë
kur ekzistonin 32 dokumenta secili me 4 - 7 firma ushtarakësh për këtë
aktivitet, do të thotë se bën një akt të shëmtuar politik për të
shkatërruar hetimin”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se “ky hetim u ndërmor nga premisa politike dhe keqpërdorimi
politik i institucionit të prokurorisë është një fatkeqësi, pasi ky
institucion është keqpërdorur në mënyrën më ekstreme”.
I
pyetur se për se nuk urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të
atëhershëm të Mbrojtjes, Mediu, siç ndodhi në rastin “Pango”,
Kryeministri u shpreh se “ajo ishte një situatë e vërtetë lufte, për të
cilën është organizuar operacioni më i shkëlqyer i shpëtimit”. “Nëse
unë shkarkoja Mediun, atëhere me kë do të punoja. Në një rast të tillë
dorëheqja ishte një gjë e vetëkuptueshme”, sqaroi Kryeministri Berisha.
| Tiranë | 5 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |