Dollari amerikan, USD, pas dominimit ndaj lekut në këmbimet valutore të ditëve të fundit, ka nisur të humbasë pikë.
Sot (13 mars) një
dollar u ble me 101,6 lekë dhe u shit me 102,1 lekë, ndërsa dje (12
mars) blihej me 102,3 lekë dhe shitej me 102,8 lekë, duke humbur 0,7
pikë brenda një dite dhe nis kështu paqëndrueshmërinë
në kuota gjatë kësaj jave.
Kuota e
arritur nga dollari në shkëmbimet valutore ndaj lekut deri ditën e
djeshme ishte ndër më të lartat e këtij viti, ndërkohë që në vitin 2008
dollari e kishte kuotën më të lartë në muajin nëntor, kur blihej
me 96,7 lekë.
ShtypiDites