PROKURORIA KĖRKON AUTORIZIMIN PĖR HETIMIN E DEPUTETIT TĖ LSI NERANXI

   PROKURORIA KĖRKON AUTORIZIMIN  PĖR HETIMIN E DEPUTETIT TĖ LSI NERANXI

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar  hetimin e deputetit të  Partisë Socialiste për Integrim,  (LSI),  Nikollaq Neranxi pasi dyshohet për kontrabandë mallrash. 
Lajmi është konfirmuar të premten nga burime zyrtare pranë kësaj Prokurorie,  të cilat pohuan se  Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës autorizimin për hetimin e deputetit Neranxi. 
Deputeti Neranxi u padit penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme,  në janar të 2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. 
Si posedues  i një subjekti privat të tregtimit të lëndëve ushqimore, Nikollaq Neranxi dyshohet se ka bërë  kontrabandë mallrash me vlerë mbi  13 milion lekë të reja. 
Pas shqyrtimit të materialit  kallëzues, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Parlamentit lejë për të ushtruar ndjekjen  penale ndaj deputetit të LSI.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek