Festa mbarëkombëtare e Ditës së
Verës ka filluar të festohet që në orët e para të mëngjesit në Tiranë,
ku përveç kryeqytetasve kanë ardhur për ta festuar këtë ditë edhe shumë
qytetarë nga komunat dhe qytetet përreth.
Festimet
kanë filluar në sheshin ''Skënderbej'' më këngë dhe valle të Ansamblit
Tirana, ndërkohë edhe banda frymore ka filluar rrugëtimin nga Bashkia e
Tiranës drejt bulevardit ''Dëshmorët e Kombit''
Ndërkaq,
nëpër rrugët e kryeqytetit janë përgatitur vende të posaçme ku janë
ekspozuar gatime tradicionale të zonës së Tiranës, kurse lulishtja "Skënderbeu" është vënë e gjitha në dispozicion të fëmijëve për të zhvilluar lojëra të ndyshme argëtuese për ta .
Në orët e mesditës , Bulevardi
“Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe
çadra, ku të rinjtë e Rrjetit Rinor do të krijojnë një atmosferë
krijuese dhe gazmore, një vend të veçantë do të ketë edhe prezantimi i botimeve nga shtëpitë botuese shqiptare.
Në
Parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranës ka instaluar një sistem Karaoke,
ndërkohë që një risi në këto festime është projekti “Pasarela” që
organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të
studentëve të modës.
Piku i festimeve do të jetë zona e ish-Bllokut ku në orët e mbrëmjes do të zhvillohet aktiviteti ''Rock the Block''
ku
do të performojnë live grupe muzikore të ardhura nga Hollanda ,
Danimarka, dhe Republika Çeke në bashkëpunim edhe me grupe rinore
alternative shqiptare.
Ndërkohë
gjatë të gjithë ditës deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, sheshet
dhe bulervardet kryesore të Kryeqytetit do të jenë të gjitha në
funksion të qytetarëve këmbësorë për ta shijuar këtë festë me të gjithë
gamën e madhe të aktiviteteve që Tirana këtë vit ofron
ShtypiDites