Sot në vendin
tonë do të jetë mot i kthjellët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri
të ditur për ATSH-në se gjatë ditës së sotme, 15 Mars 2009, vendi ynë
do të ndikohet nga fusha barike e presionit të lartë atmosferik. Masat
ajrore që qarkullojnë janë të qëndrueshme, të lagëta dhe të relativisht
të freskëta. Do të mbizotërojë mot i kthjellët, me vranësira të pakta
deri në mesatare.
Era do të fryjë në drejtimin Veriperëndim- Juglindje, me shpejtësi 2 -12 m/sek. Valëzimi në bregdet do të jetë 3- 4 ballë.
Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Tiranë 5 dhe 16
Shkodër 3 dhe 16
Durrës 8 dhe 16
Lezhë 4 dhe 17
Kuçovë 3 dhe 16
Gjirokastër 5 dhe 12
Peshkopi - 1 dhe 10
Elbasan 4 dhe 16
Kukës 1 dhe 12
Korçë -2 dhe 10
Vlorë 6 dhe 16
Sarandë 5 dhe 16
Ditën
e hënë vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga vlera të larta të
presionit atmosferik me qëndër në Evropën Qëndrore. Masat ajrore janë
të qëndrueshme dhe të freskëta, me prani vranësirash të pakta deri në
mesatare. Ndërkohë pritet një rritje e lehtë e temperaturave maksimale
dhe minimale.
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |