GĖRDEC- PĖRKUJTOHET NJĖ VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK

GĖRDEC- PĖRKUJTOHET NJĖ VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK

Qytetarë të Tiranës, banorë të Gërdecit dhe krerë të partive të majta përkujtuan të dielën viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur një vit më parë në këtë zonë.  
Të mbledhur në afërsi të kraterit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, kryetari i PS-së, Edi Rama, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kryetari i PDS-së, Paskal Milo, të afërm të viktimave, qytetarë etj, mbajtën një minutë heshtje dhe hodhën lule në nderim të kujtimit të jetëve të humbura nga kjo ngjarje e rëndë. 
Më pas, të pranishmit në këtë ceremoni përkujtimore vijuan marshimin e heshtur drejt Tiranës, i cili do të përfundojë në sheshin "Skënderbej" rreth orës 18.00, ku pritet të zhvillohet dhe mitingu i organizuar nga PS. Manifestuesit po përshkojnë në këmbë kilometrat e segmentit rrugor Vorë-Tiranë, duke kaluar dorë më dorë një flamur të madh kombëtar. 
Më 15 mars 2008, në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë, si rezultat i shpërthimit të fuqishëm në një fabrikë të demontimit të municioneve ushtarake humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Pas kësaj Qeveria mori një sërë masash duke miratuar vendime të posaçme për dëmshpërblimin e banorëve të dëmtuar të zonë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek