KQZ MIRATON BUXHETIN 7.3 MILIARDĖ LEKĖ PĖR ZGJEDHJET PARLAMENTARE TĖ 2009

KQZ  MIRATON BUXHETIN 7.3 MILIARDĖ LEKĖ PĖR ZGJEDHJET PARLAMENTARE TĖ 2009

Komisioni Qëndror Zgjedhor miratoi sot unanimisht buxhetin e parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershor , i cili përllogaritet  të jetë 7.3 miliardë lekë. 
Me 7 vota pro dhe asnjë kundër KQZ miratoi në mbledhjen e sotme kërkesën drejtuar Këshillit të Ministrave për aprovimin e buxhetit.

Nëpërmjet një relacioni të detajuar anëtarët e KQZ-së, u njohën  me të gjitha zërat që përbëjnë buxhetin e këtyre zgjedhjeve. Qeveria kishte parashikuar fondin prej 6 miliardë lekësh, por KQZ kërkoi që këtij buxheti, ti shtohen edhe 1. 3 miliardë lekë më shumë. 
Ky fond do të shërbejë për monitorimin me kamera të proçesit të numërimit të votave. Për herë të parë në Shqipëri grupet e numërimit të votave do të kenë pranë një monitor ku do të pasqyrojnë çdo fletë votimi në kohë reale. Në ambientet e KQZ-së do të funksionojnë monitorët që pasqyrojnë aktivitetin nga 66 Komisionet Zonale Zgjedhore dhe proçesi do të mund të ndiqet direkt me të gjitha problemet që mund të hasen. 
Një zë i konsiderueshëm financiar janë pagat e mbi 41 mijë komisionerëve të niveleve të ndryshme, si dhe pagat e punonjësve part time që KQZ ofron në prag të zgjedhjeve


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek