Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa takohet me përfaqësuesit e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s -
Senatorë të delegacionit italian në Asamblenë
Parlamentare të NATO-s u shprehën të hënën në Tiranë se "në më pak se
dy javë Shqipëria është e mirëpritur në NATO dhe kjo mikpritje është plotësisht e merituar”.
Senatorët
italianë, të kryesuar nga kryetari i delegacionit në Asamblenë
Parlamentare të NATO-s, z. Sergio De Grigorio, në kuadër të vizitës në
Shqipëri, u pritën në një takim nga Ministri i Mbrojtjes, Gazmend
Oketa, i cili falenderoi qeverinë dhe parlamentin e Italisë për
mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë për anëtarësimin në Aleancë.
Sipas
zyrës së shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Sergio De Gregorio
vlerësoi kontributin real të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me
misionet e saj paqeruajtëse përkrah NATO-s, duke shtuar se “statusi i
ri i Shqipërisë si anëtare e NATO-s lehtëson edhe më shumë aspiratën
për anëtarësimin edhe në Bashkimin Europian”.
Senatorët
italianë vlerësuan reformat e thella që janë ndërrmarë në Shqipëri,
duke e çmuar vendin tonë si “një vend të zhvilluar, të sigurt dhe me
një demokraci të konsoliduar”.
Në
takim ishin të pranishëm senatori Lamberto Dini, ish- Kryeministër dhe
ish-ministër i Jashtëm i Italisë, senatori Franco Marini, ish-
President i senatit Italian dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, z.
Saba D’Elia.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |