Blerim Destani me projektin e tretė Holivudian

Blerim Destani me projektin e tretė Holivudian

Aktori ynë i mirënjohur Blerim Destani sapo ka përfunduar xhirimet e projektit të tij të tretë Holivudian. Fjala është për projektin jashtëzakonisht të rëndësishëm “Get Low”, duke pasur parasysh se aktori ka luajtur përkrah Ikonës së aktrimit Robert Duvall si dhe yjeve të kinematografisë siç janë Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs.
Skenarin për filmin "Get low" e kanë shkruar C. Gaby Mitchell, Chris Provenzano, ndërsa Regjisor i filmit është Aaron Schneider (fitues i çmimit Oscar për filmin e shkurtër " Two Soldiers" në vitin 2004).
Për peshën dhe rëndësinë e këtij filmi flet fakti që filmi "Get low" është në produkcion të kompanisë "Zanuck Company" me producent Dean Zanuck i cili është nipi i njërit nga themeluesit e industrisë kinematografike të Holivudit Darryl F. Zanuck. 
Angazhimi i Blerim Destanit në një projekt me kaq peshë tregon qartë se edhe ne kemi vlera të mirëfillta që mund të jenë pjesë e kinematografisë botërore.
Nga burime tonat të afërta me Blerim Destanin mësuam se puna e tij ka lënë përshtypje të shkëlqyeshme si te kolegët aktor ashtu edhe tek regjisori dhe producenti, kështu që gjatë kohës së xhirimeve Blerimit i janë bërë disa oferta shumë atraktive në projekte të ardhshme holivudiane. Pas roleve në filmat "Truth About Men" dhe "At World's End", angazhimi i Blerimit në filmin "Get low" është një sukses i veçantë për karrierën e tij. Kjo po ashtu është një gjë me rëndësi të veçantë, pasi që pas aktorit tonë të mirënjohur Bekim Fehmiu, edhe Blerim Destani po ngjitet shkallëve të suksesit në arenën më të rëndësishme të kinematografisë botërore.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek