Tension dhe debate të ashpra shkaktoi të
martën në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dëshmia e Bujar Buzanit, të
penduarit të "Bandës së Cërrikut", anëtarët e së cilës,
akuzohen për vrasjen e 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe
plagosjen e disa të tjerëve në vitin 1997 në Cërrik.
Debatet
nisën sapo Buzani filloi të flasë para trupës gjyqësore për ngjarjen e
ndodhur 12 vjet më parë në Cërrik Duke e kundërshtuar dëshminë e
Buzanit, njëri nga të pandehurit u largua nga salla e Gjykatës.
Një tjetër prej tyre, duke e drejtuar gishtin tregues nga përfaqësuesit
e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tha se po manipulohet me dëshminë e
Buzanit. Më pas sallën e braktisi edhe një nga mbrojtësit ligjor të të
pandehurve të procesit, c'ka solli ndërprerrjen e seancës.
Në
këto kushte, trupa gjyqësore vendosi zhvillimin e seancës javën e
ardhshme. Dëshmia e Buzanit, cilësohet si mjaft e rëndësishme në
zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në 1997 në Cerrik.
Të
pandehur në këtë proçes janë: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska,
Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani,
Entel Gashi si dhe Bujar Buzani, i cilësuar si i penduari i bandës.
Këta
persona, shumë prej tyre të arrestuar vitin që shkoi nga Policia e
Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda akuzohen për
vrasjen me armë zjarri të 6 punonjësve të Gardës së Republikës si dhe
plagosjen e disa efektivëve të Policisë së Shtetit afro 12 vjet me pare
në qytezën e Cërrikut.
ShtypiDites