Mesha e Shën Vasilit dhe Bekimi i Luleve ishte e diela e parë e pranverës në Katedralen e “Shën Gjergjit” në Boston (South Boston).
Si çdo meshë e javës që ndjek kalendarin orthodoks, në më shumë se njëqind vite këtu, lutjet dhe fjala e Zotit përcillet në shqip.
22
Marsi i vitit 1908 ishte forca e fjalës shqipe, me të cilën meshoi Fan
Stilian Noli, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike që u
zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes, ai që thirri më shumë se
asnjëherë dëshirën për bashkim mes shqiptarëve, luftën për pavarësi dhe
përpjekjet për një Shqipëri të njerëzve të qytetëruar e të ditur krah
shteteve të zhvilluara të botës.
Rreth
400 bashkëatdhetarë që jetojnë në SHBA, morën pjesë në këtë Meshë të së
dielës. Shquhej jo vetëm interesimi që shprehin gjithnjë banorët e
Bostonit, por edhe miqve të shumtë prej Usterit- Masaçusets,
Kënektikati, Miçigani dhe kryesisht të Nju Jorkut. Të gjithë së bashku
dukej sikur formësonin me dialektet e tyre të shqipes së folur edhe një
shpërndarje të gjerë gjeografike të shqiptarëve të Ballkanit.
Këtij
organizimi model të pjesëmarrjes së mbarë bashkëatdhetarëve i parapriu
interesimi i Imzot At Artur Liolin së bashku me një grup organizatash
atdhetare kulturore që veprojnë në SHBA.
Patriotizmi dhe bashkëpunimi në 101 vjetorin e meshës së parë shqipe të Fan S. Nolit, përçojnë fort ndjenjën
e flaktë të shqiptarizmës mes shqiptaro-amerikanëve, aq sa fjala në
shqip e zotit dhe flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit bëhen pjesë e
pandarë e ngjarjeve përkujtimore dhe e lidhjeve të pandashme me
mëmëdheun, Shqipërinë.
Takimi i shkrimtarëve në Katedralen e Shën Gjergjit (South Boston)
Një takim njohës dhe bashkëbisedim mbi letërsinë shënoi pasditja e së dielës në Katedralen e “Shën Gjergjit”, Boston.
Rreth 100 mysafirë nga Nju Jorku, nën kryesimin e Shoqatës së
Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (SHSHSHA), e kishin ndërtuar këtë
vizitë si një afrim mes shqiptarëve emigrantë.
Në
auditoriumin Antoni Athanas, e para përshëndetje iu rezervua nxënësve,
mësueseve dhe prindërve të shkollës së gjuhës dhe trashëgimisë
shqiptare të Bostonit. Vjershat dhe kënga shqip, kushtuar Marsit të
Nënës dhe Mësueses, nga grupi i vogëlushëve që përgatiten prej tre
vitesh, u duk si të ishin ajo ndjenjë e thellë nderimi dhe respekti për
vendlindjen e brezave të parë të emigrantëve dhe patriotëve, të cilët bashkë u përpoqën në vite për ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare.
Kemi mes nesh sot
shkrimtarë dhe poetë që perfaqësojnë Shkodrën, Korçën, Sarandën,
Elbasanin, Vlorën dhe Preshevën”, çeli me rolin e prezantuesit At Artur
Liolin dhe bashkë me znj. Kozeta Zylo bënë një
pasqyrim të punës dhe bashkëpunimit për mbajtjen e këtij takimi letrar
që i kushtohej figurës së Fan Nolit.
Përshëndetën
në takim veprimtarët Stefan Koçi dhe Albana Orgocka, duke bërë të
dukshme praninë e shoqatave MassBesa, AANO, Kombi. Më tej kjo pasdite
iu kushtua disa kumtesave të përgatitura nga grupi i njohur i
shkrimtarëve Petër Prifti, Kostaq Duka, Rozi Theohari, Prend Çeta,
Rajmonda Moisiu.
“Marshi i Kryqëzimit” dhe “Anës Lumenjve” ishin dy recitimet që sollën plot emocion, përpara të pranishëmve, artistët e penës dhe të fjalës Pierre-Pandeli Simsia dhe Shaban Lajçi.
Atmosfera në
takim u rrit me të papriturën e këndshme që mysafirët nga Nju Jorku
kishin rezervuar me shfaqjen e shkurtër që dha trupa artistike e
folklorit të Rugovës “Gurra”. Kostumet shumëngjyrshe, rritmi i tupanit
(lodrës) dhe çiftelia ishin shoqëruese të një buqete të bukur këngësh
dhe vallesh nga Kosova.
Këndon Rapsodi me çifteli, në Katedralen e “Shën Gjergjit”, Boston
Teksa dukej një ditë e gjatë dhe plot gjallëri në mjediset e Katedrales së “Shën Gjergjit” në Boston, një grup burrash me qeleshe, mbi veshjen e zakonshme, u duk se shprehte një interes disi më ndryshe tek të pranishmit.
E
përsa në portretet e tyre serioze lexoje një qetësi malësori, një grup
vajzash me kostume popullore vërshuan në korridore si për të treguar se
gjithshka rreth shfaqjes artistike po afronte. Sadri Murriqi thotë se
“jemi Grupi Folklorik Rugova, një ansambël
autokton i Kosovës dhe jemi formuar në vitin 1992. Trupa jonë ka marrë
pjesë në shumë veprimtari artistike në diasporë dhe trashëgon përvojë e
grupit me të njëjtin emër në Kosovë që ka një moshë mbi 50 vjeçare".
Është
një gëzim i madh, shton ai, të përshëndesësh dhe nderosh Nolin dhe
gjithë këtë grumbullim mes shqiptarëve. Trupa jonë, veçanërisht gjatë
një viti, që me shpalljen e deri në një vjetorin e Pavarësisë së
Kosovës ka udhëtuar shumë për të dhënë shfaqje artistike. Kjo, vijon
rapsodi, tregon se ne shqiptarët po i gëzohemi shumë lirisë, njohjes me
njëri-tjetrin dhe bashkëpunimit. Pak më tutje, një duet çiftelish
prezantohen si axha dhe nipi. Syla dhe Bekë Nikqi janë rapsodët e
trupës “Gurra” e Rugovës që për të parën herë nxjerrin këngën më të re
përpara publikut.
Sot rapsodi me çifteli,
shprehet Syla, është një këngë që i kushtohet burrave të shquar si Fan
Noli, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e Kerc Sadrias. Ndërsa rapsodi më
i ri Bekë, thotë se nëpërmjet këngës kemi përcjellë gjithmonë
histori. Është mirë që edhe rinia këtu që e pëlqen muzikën e veriut, le
ta shijojë atë me stilin e rapsodit që i këndon historisë. E përsa
trupa është pritur me duartrokitje në sallë, rapsodët kanë zënë
vend duke iu drejtuar të pranishëmve herë me rrëfimin e zërit dhe herë
me forcën e tingujve të dy telave, një krijim i ri popullor, një tregim
siç e ndjen zemra.
Forest Hills Cemetery, Jamaica Plain-Boston(Masaçusets)
Rreth 100
bashkëatdhetarë shqiptaro-amerikanë nderuan me vendosjen e kurorave me
lule në varrin e Fan Nolit. Ishte një pelegrinazh që thuajse përmbylli
veprimtarinë përkujtimore të 101 vjetorit të meshimit të parë në shqip.
Një vit i shënuar i historisë së kombit tonë që do të shënonte kthesën
për fitoren e pavarësisë dhe formimin e shtetit shqiptar. Nderimi në
heshtje përpara varrit të Nolit u shoqërua dhe nga një fjalim i shkurtë
nga n/kryetari i SHSHSHA-së Hilë Velaj. “Noli shënon për ne si
shqiptarë ecjen nëpër shekuj, përpjekjet e patriotit që la si shembull
për pasardhësit e tij njeriun e punës së palodhur dhe veprën madhore që
çdo ditë na frymëzon”, tha ai. Këtu në Boston, ku prehet Fan S.Noli
janë përcjellë e nderuar edhe bashkëkohësit e kolosit patriot shqiptar
si Faik Konica (eshtrat në Tiranë), Kosta Çekrezi, Qerim Panariti,
Andrea dhe Dhimitra Ilia, Nikolas Prifti,
Nikolla Trebicka, Gjergj Geço, Harri Quamo si dhe shumë patriotë,
klerikë dhe njerëz të nderuar.
Ky
pelegrinazh i bashkëatdhetarëve veç shumë fotografive, mori me vete
edhe atë që sot mes shqiptarëve kur vizitojnë Bostonin pyesin“A e
vizituat Kishën e Nolit?, Po një buqetë me
lule a e çuat tek varri?!...”. Me shpirtin artistik, ndoshta shumë
shpejtë shkrimtarët mërgimtarë do të hedhin në letër e do ta përcjellin
me frymëzim mbresën e 101 vjetorit të Meshës së Parë Shqipe
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |