PERMBLEDHJE E SHTYPIT BOTĖROR

PERMBLEDHJE E SHTYPIT BOTĖROR

"THE NEW YORK TIMES"

OBAMA PERBALLET NE EVROPE ME KERKESEN PER RREGULLA FINANCIARE

Gjermania dhe Franca duan rregulla globale financiare që mund të arrijnë brenda kufijve amerikanë, ndërkohë që Obama kërkon më shumë plane financiare ndihmash për krizën.

KINA KONKURON PER SHNDERRIMIN NE LIDERIN NUMER NJE TE MAKINAVE NE BOTE 

Në një kërcënim të ri për Detroitin, Kina po investon fuqishëm në teknologjinë hibride dhe elektrike të makinave me një plan ambicioz dhe të shtrenjtë kërkimesh.

 "THE WASHINGTON POST"

OBAMA PARALAJMERON EPOKE TE RE PER EKONOMINE BOTERORE

Paralajmërimi i presidentit Obama se SHBA nuk mund të jetë më promotori kryesor i zhvillimit në botë vjen në kohën kur shumë vende po kërkojnë rregulla të reja në samitin e
G20-s.

SHBA DHE RUSIA DISKUTOJNE PAKTIN PER ARMET

Obama dhe Medvedev paralajmërojnë bashkëpunim ndërkohë që njoftuan fillimin e negociatave të reja për traktatin e kontrollit të armëve strategjike.
     
"THE GUARDIAN"

NJE I VDEKUR NE LONDER PAS PROTESTAVE KUNDER G20-s

Personi humb koshiencën brenda kordonit policor të ngritur për të ndaluar protestuesit. Ndërkohë 63 arrestime.

AVIGDOR LIEBERMAN PERJASHTON LESHIMET NDAJ PALESTINEZEVE

 Izraeli nuk i ratifikoi kurrrë bisedimet e paqes për Lindjen e Mesme në Annapolis (2007) tha ministri i ri i Jashtëm izraelit në fjalimin pas marrjes së postit./


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek