Presidenti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Barack Obama i uroi sot Shqipërisë dhe Kroacisë anëtarësimin
në NATO, ndërkohë që vlerësoi edhe "rezultatet e jashtëzakonshme që
kanë arritur këto vende me reformat".
"Vazhdimi
në këtë rrugë do t’ju ndihmojë të bëheni edhe më të afërt me integrimin
tuaj euroatlantik", u shpreh Presidenti Obama duke uruar mirëseardhjen
në Aleancë.
Presidenti Obama tha
se "Shqipëria dhe Kroacia kanë bërë gjëra shumë të rëndësishme e
domethënëse në emër të Aleancës". Duke përmendur 140 trupat shqiptarë
dhe 235 trupa kroate që kanë shërbyer në Afganistan, Presidenti Obama u
shpreh se "kjo është dëshmi se këto dy vende janë kontribues shumë të
rëndësishëm të Aleancës".
Shqipëria dhe Kroacia,
vijoi Presidenti Obama, kanë dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm
në NATO në raport me madhësinë e vendeve të tyre, gjë që tregon se
"për këto vende, NATO është përparësi".
"Ne
jemi shumë të kënaqur dhe të entuziazmuar për pjesëmarrjen tuaj në
Aleancën e Atlantikut të Veriut”, u shpreh Presidenti Obama.
ShtypiDites