SHBA - FBI-ja PĖRJASHTON PĖRGJEGJĖSINĖ E TALEBANĖVE PĖR SULMIN NĖ NJU JORK

SHBA - FBI-ja PĖRJASHTON PĖRGJEGJĖSINĖ E TALEBANĖVE PĖR SULMIN NĖ NJU JORK

FBI-ja përjashtoi sot pretendimet e liderit të talebanëve në Pakistan, Baituallah Mehsud se ai ishte përgjegjës për sulmin në qendrën për asistencën e imigrantëve në Nju Jork, ku humbën jetë të paktën 14 persona.
"Bazuar në provat e mbledhura, mund të deklarojmë me bindje se hidhet poshtë ky pretendim", deklaroi zëdhënësi i FBI-së, Richard Kolko.
Një person i armatosur vrau dje 13 persona në një qendër asistence për imigrantët para se të vriste veten e tij, deklaruan autoritetet në Binghamton, Nju Jork.
Përfaqësuesi Maurice Hinchey, distrikti i të cilit përfshin Binghamtonin, deklaroi për "New York Times" se mendohej që personi të ishte imigrant nga Vietnami.
Mehsud deklaroi në Pakistan se grupi i tij ishte përgjegjës për sulmin.
"Marr përsipër përgjegjësinë. Ata ishin anëtarë të grupit tim. Këtë urdhër e kam dhënë si kundërpërgjigje ndaj sulmit amerikan me avion të telekomanduar", deklaroi Mehsud në linjë telefonike nga një vendndodhje e palokalizuar.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek