Zonja e parë amerikane Michelle Obama i
ka dhuruar zonjës së kryeministrit francez, Karla Bruni, një kitarë
akustike të markës "Gipson", një markë legjendare për këtë
lloj instrumenti muzikor. Lajmin e bënë të ditur burime nga pallati
presidencial Elize.
Gruaja e
presidentit francez, që në të shkuarën ka qënë modele, shquhet edhe si
këngëtare. Ajo ka realizuar tre albume duke interpretuar tekste të
shkruara nga vetë ajo dhe shpesh luan me kitarë.
Michelle
Obama dhe Karla Bruni u takuan për herë të parë dje në Strasburg me
rastin e samitit të NATO-s. Për pak sekonda i dhanë dorën njëra-tjetrës
dhe më pas u përshëndetën duke u përqafuar.
Gjatë
një takimi të veçantë, ato vendosën që të mbajnë kontakte me
njëra-tjetrën në mënyrë që të organizojnë iniciativa të përbashktëta
për luftën kundër Sida-s
ShtypiDites