Vullkani "Llaima" në Kili, një nga më
aktivët në Amerikën e Jugut, shpërtheu sot dhe nxori një rrjedhë llave
afro 1000 metër të gjatë, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Emergjencave
(ONEMI).
Vullkani "Llaima", që ndodhet në rajonin piktoresk
liqenor të Kilit, rreth 700 kilometra në jug të kryeqytetit Santiago,
shpërtheu më 1 janar të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe ka
nxjerrë vazhdimisht copa shkëmbinjsh dhe hi.
"Shpërthime të
herëpasherëshme ndodhin që në disa raste arrijnë në një lartësi afro
600 metra mbi krater. Hiri i përhapur në atmosferë dhe grimcat ishin
të dukshme në më tepër se 1000 metra ishte i dukshëm", deklaroi ONEMI
në faqen e saj të internetit.
Në deklaratë thuhej se ekspertët po vlerësonin mundësitë për evakuimin e personave në zonën përreth vullkanit.
Zinxhiri vullkanik në Kili, që përbëhet prej rreth 2000 të tillë, është i dyti më i madh në botë pas atij të Indonezisë.
Rreth 50-60 vullkane kanë shpërthyer dhe janë regjistruar, ndërkohë që 500 janë përcaktuar si potencialisht aktivë.
Vullkani "Llaima", rreth 3127 metra i lartë, ishte i dyti që shpërthen gjatë dy viteve të fundit
ShtypiDites