SANKSIONET NDĖRKOMBĖTARE QĖ I JANĖ VENDOSUR KORESĖ SĖ VERIUT

 SANKSIONET NDĖRKOMBĖTARE QĖ I JANĖ VENDOSUR KORESĖ SĖ VERIUT

Koreja e Veriut, që lëshoi sot një raketë, është dënuar nga dy rezoluta të OKB-së:

- 15 korrik 2006: Këshilli i Sigurimi të Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri rezolutën 1695 që e dënonte Korenë komuniste për të shtënat me raketa të 5 korrikut. Rezoluta përmban masa detyruese për Phenianin që kishte hedhur shtatë raketa, ndër të cilat një Taepodong-2 që teorikisht mund të arrijë territorin amerikan.
- 14 tetor 2006: Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton me unanimitet rezolutën 1718 që ndëshkon provën bërthamore të Koresë së Veriut më 9 tetor të vitit 2006. Ajo i kërkon Koresë së Veriut të heqë dorë nga çdo provë tjetër bërthamore apo e shtënë me raketë balistike.
- Por, në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara e lehtësuan regjimin e tyre të sanksioneve kundër Koresë së Veriut të cilën e hoqën nga lista e tyre për shtete që mbështesin terrorizmin dhe në të cilën Pheniani figuronte që në vitin 1988.
Ish-presidenti George W. Bush kishte njoftuar në qershor të vitit 2008 heqjen e sanksioneve dypalëshe të vendosura që në vitin 1950 ndaj Koresë së Veriut sipas Ligjit për tregtinë me armikun (Trading with Enemy Act), një ligj që kufizon shkëmbimet tregtare me vende armike ndaj Shteteve të Bashkuara.
- Japonia vendosi gjithashtu sanksione ekonomike pas provës bërthamore të Koresë së Veriut më 9 tetor 2006. Qeveria japoneze kërcënoi se do t'i rëndonte ato në rast shkeljeje të rezolutave të OKB-së. Mes sanksioneve të reja të parashikuara janë ndalimi i çdo eksporti japonez drejt Koresë së Veriut, forcimi i kontrolleve për transfertat e parave mes dy vendeve dhe ndalimi për koreanoveriorët që dëshirojnë të vijnë në Japoni


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek