Kryeministri italian, Silvio Berluskoni
vlerësoi sot lart vlerat dhe vizionin e presidentit amerikan Barack
Obama në trajtimin e çështjeve të rëndësishme në marrëdhëniet midis
Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"I
bëra komplimentat e mia presidentit Obama për ndërhyrjen që ai bëri,
sepse në këtë mënyrë ai konfirmoi të gjitha vlerat dhe la vërtetë një
përshtypje të mirë te të gjithë ne për vizionin e tij, zgjuarsinë,
qartësinë dhe thjeshtësinë, për mënyrën se si i parashtron çështjet,
mënyrë që vërtetë na befasoi", u shpreh kryeministri italian gjatë një
konference shtypi, pas përfundimit të samitit BE-SHBA, në Pragë
ShtypiDites