Një grup producentësh të dokumentarëve
dhe kinematografisë amerikane u nis drejt Turqisë për të filmuar një
krijesë të pazakontë, e cila besohet së është shfaqur në liqenin Van,
në lindje të vendit.
Krijesa që
mendohet se është shfaqur në këtë liqen, sipas përshkrimit të
dëshmitarëve, duket se i ngjan përbindëshit të famshëm të Loch Ness,
liqen në Skoci, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli.
Grupi amerikan që trasmeton edhe programin "Destinacioni, e Vërteta",
mbërriti dje në ishullin Akdamar, pikërisht në qendër të liqenit Van ku
edhe priti gjatë gjithë natës që bisha të shfaqej.
Historitë
për bishën e liqenit Van u përhapën në vitin 1995, kur banorët e zonës
përreth filluan të dëshmonin për shfaqjen e një krijese të çuditshme.
Sot rreth 1000 persona pretendojnë se kanë parë këtë krijesë, e cila
besohet se është rreth 15 metër e gjatë dhe shtyllën kurrizore e ka të
mbuluar me gjemba. Sipas disa dëshmitarëve mendohet të bëhet fjalë për
një kafshë të ngjashme me një plesiozaur ose një itiozaur, zvarranikë
ujorë të kohës së dinozaurve, të cilët u zhdukën bashkë me këta të
fundit miliona vite më parë.
ShtypiDites