Gjorgi Ivanov, kandidati i partisë në
pushtet, fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni,
që u zhvilluan pa incidente, por me një pjesëmarrje më të ulët
krahasuar me raundin e parë, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor.
Gjorgi
Ivanov, kandidati konservator i VMRO-DPMNE, mori 437 455 vota (63,41
për qind) kundrejt 252 195 (36,56 për qind) që siguroi Ljubomir
Frcoski, kandidati i Bashkimit Socialdemokrat, partia kryesore e
opozitës, bëri të ditur kryetari i Komisionit Zgjedhor, Aleksandar
Novakovski, në një konferencë shtypi.
Këto
rezultate, bëri të ditur ai, jepen për rreth 97 për qind të votave të
numëruara dhe tregojnë një pjesëmarrje në votim prej 42,86 për qind.
Maqedonasit
shmangën në këtë mënyrë organizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale
në një afat prej gjashtë muajsh, siç parashikonte ligji elektoral i
vendit, nëse nuk do të arrihej pjesëmarrja prej të paktën 40 për qind.
Pjesëmarrja ka qenë 56, 88 për qind në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas disa burimeve, pjesëmarrja ka qenë e vogël në disa lokalitete ku shqiptarët përbëjnë shumicën, si në Tetovë apo Gostivar.
Komisioni
zgjedhor shprehu kënaqësinë që votimi u zhvillua pa asnjë incident, në
një atmosferë të qetë, ishte një proces i drejtë dhe demokratik",
deklaroi dje në mbrëmje Novakovski, për televizionin maqedonas "A1"
ShtypiDites