Një 49 vjeçar nga Tirana, i dënuar më
parë nga drejtësia shqiptare për "vrasje", u arrestua në Itali dy ditë
më parë, për t’u ekstraduar më pas drejt vendit tonë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot për ATSH-në se
"Interpol Italia arrestoi më 4 prill të këtij viti në Torino shtetasin
shqiptar Besim Doku, me qëllim për ta ekstraduar në vendin tonë për të
vuajtur dënimin me 23 vjet heqje lirie të dhënë nga Gjykata e Tiranës
në 25 qershor 2004, për një vrasje të kryer në vitin 1997".
Ngjarja për të cilën është dënuar 49 vjeçari Doku ka ndodhur më 19
maj 1997, kur ai, në bashkëpunim me shtetasin Artur Doku, në vendin e
quajtur Bregu i Lumit,Tiranë, kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin
Ilmi Cuka si dhe kanë plagosur vëllain e tij, Dalip Cuka.
ShtypiDites