NJË TËRMET I FUQISHËM PRANË BRIGJEVE TË ISHUJVE KURILE NË PAQËSOR

NJË TËRMET I FUQISHËM PRANË BRIGJEVE TË ISHUJVE KURILE NË PAQËSOR

Një tërmet me fuqi 7.0 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot pranë brigjeve ruse të Paqësorit, afro 293 kilometra në lindje dhe verilindje të ishujve Kurile, njoftoi qendra amerikane e Studimeve Gjeologjike.
Tërmeti, që goditi rreth orës 04:24 GMT, ishte në një thellësi prej 38 kilometrash, sipas qendrës amerikane të Kërkimeve Gjeologjike.
Ndërkohë nuk ka ende ndonjë paralajmërim për një tsunami të mundshëm, bëhet e ditur sipas një njoftimi të Qendrës për Paralajmërim nga Tsunamet në Paqësor e vendosur në Hawai.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek