Gjykata e Apelit
vendosi uljen e dënimit nga tre në një vit burg për gazetarin irakian
Muntazer al-Zaidi, i cili u përpoq të godiste ish-presidentin amerikan
George W. Bush gjatë vizitës së këtij të fundit në Irak, bëri të ditur
sot avokati i tij.
"Gjykata e Apelit vendosi uljen e dënimit
nga tre në një vit burg për Zaidin'', deklaroi avokati i tij kryesor,
Dhiya al-Saadi.
"Ulja e dënimit u bë për disa arsye, si mosha e tij e re dhe fakti që nuk kishte kryer krime më parë'', shtoi Saadi.
"Ai ka pasur një sjellje të mirë në burg, dhe për këtë Gjykata e Apelit vendosi uljen e dënimit'', theksoi avokati.
ShtypiDites