Presidenti
amerikan, Barack Obama mbërriti sot në Bagdad, për një vizitë surprizë,
e para që nga zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që Iraku
është përballur prej disa javësh me sulme të dhunshme.
Ai
ndaloi në ''Camp Victory'', baza më e madhe ushtarake në
vend, në aeroportin e përbashkët të kryeqytetit për t'u takuar me
komandantin e forcave të armatosura amerikane në Irak, gjeneralin Ray
Odierno dhe për t'u shpërndarë medalje trupave, bëri të ditur një
gazetar.
''Por, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që
penguan mbërritjen e helikopterit në qendër të Bagdadit, Obama zhvilloi
vetëm disa biseda telefonike me kryeministrin, Nouri
al-Maliki dhe presidentin Jalal Talabani'', sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë.
Në
kuadër të një turneu europian që përfundoi në Turqi, ku ai tentoi të
siguronte botën myslimane, Obama mbërriti rreth orës lokale 16:30 në
aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
Vizita e tij u zhvillua në
një kohë që në Irak dhe në mënyrë të veçantë në Bagdad prej disa muajsh
ka pasur sulme të dhunshme
ShtypiDites