ITALI- TĖRMETE TĖ TJERĖ GODASIN SĖRISH AKUILAN

ITALI- TĖRMETE TĖ TJERĖ GODASIN SĖRISH AKUILAN

Një tjetër tërmet ka tronditur sërish për disa sekonda Akuilan dhe komunat e tjera të Abruzzos në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar më tepër panik dhe duke vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.
Ndërkohë, pak pas mesit të natës së kaluar janë regjistruar lëkundje të tjera të forta sizmike me fuqi 3.5 ballë sipas shkallës Rihter, bënë të ditur burime të Mbrojtjes Civile.
Edhe pse lëkundje të tjera vazhdojnë të godasin zonën, skuadrat e shpëtimit kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës punën e tyre për gjetjen e të mbijetuarve apo nxjerrjen e viktimave


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek