GREQI - KARAMANLIS: TOLERANCË ZERO NDAJ DHUNËS

GREQI - KARAMANLIS: TOLERANCË ZERO NDAJ DHUNËS

Gjatë një debati në parlamentin grek lidhur me çështjen e  kriminalitetit në vend, që kohët e fundit ka marrë përmasa të papara, kryeministri Kostas Karamanlis deklaroi tolerancë zero ndaj dhunës,  njofton sot media greke.
"Nuk do të ketë kurrfarë tolerance ndaj dhunës dhe kriminalitetit dhe nuk ka vend për masa të pjesshme", tha Karamanlis.
Ai i akuzoi dy partitë e majta, PASOK dhe SIRIZA, se me veprimet e tyre po mbronin paligjshmërinë në vend.
Gjatë natës së kaluar në Athinë u arrestuan 56 persona në bazë të dyshimeve për posedim armësh dhe droge, bëri të ditur policia


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek