KOSOVĖ - SEJDIU URON PRESIDENTIN E SAPOZGJEDHUR MAQEDONAS, GJEORGJE IVANOV

KOSOVĖ - SEJDIU URON PRESIDENTIN E SAPOZGJEDHUR MAQEDONAS, GJEORGJE IVANOV

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar sot një telegram urimi Gjeorgje Ivanovit për zgjedhjen në postin e presidentit të Republikës së Maqedonisë.

“Jemi të bindur se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të punojë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të gjithanshme me Republikën e Kosovës. Dëshirojmë t’ju shprehim përkushtimin tonë të plotë për vendosjen sa më shpejt të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”, theksohet në mesazhin e presidentit Sejdiu.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek