AMBASADORI ÇEJKU: SHQIPËRIA SOLIDARIZOHET ME DHIMBJEN E FAMILJEVE TË VIKTIMAVE TË TËRMETIT

AMBASADORI ÇEJKU: SHQIPËRIA SOLIDARIZOHET ME DHIMBJEN E FAMILJEVE TË VIKTIMAVE TË TËRMETIT

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni vizitoi sot familjet viktimave shqiptare nga  Maqedonia që humbën jetën pas tërmetit që goditi Italinë dy ditë më parë.
“I vizitova të katër familjet dhe u shpreha ngushëllimet në emër të shtetit shqiptar,” deklaroi ambasadori Çejku në një intervistë telefonike për ATSH.
Mes rreth 270 viktimave të tërmetit që tronditi të hënën Italinë qendrore, ishin dhe pesë shqiptarë me nënshtetësi maqedonase nga komuna e Tetovës dhe Gostivarit.
Viktimat ishin: Vëllezërit Refik dhe Xhemal Hasani, nga fshati Canakosk, Gostivar; Valbona Osmani 13 vjeçe, nga fshati Negotinë, Gostivar; Nurie Abdiu, 41 vjeçe,  nënë e dy fëmijëve, Tetovë si dhe Alena Ajrula nga Bogotiva, Tetovë, 11 vjeçe.      

Xhemal Hasani, 42 vjeç u gjet ditën e sotme. Të 5 viktimat gjendeshin në Itali si emigrantë.

“Shqipëria mbetet në dispozicion për çdo lloj ndihme që mund të na kërkoni,” u tha familjarëve ambasadori shqiptar në Shkup. “Shteti shqiptar është i gatshëm të ofrojë çdo lloj ndihme për të përballuar këtë dhimbje të përbashkët.”


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek